image Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar

Siguri

Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë  janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti për Sinjalin.

/GazetaSinjali/