Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në vend ngjarje përveç njësive policore dhe zjarrfikësve kanë dalë edhe profesionistët shëndetësor, të cilët po u dhurojnë ndihmën e parë të lënduarve, të cilët kanë mbetur brenda veturës.
Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së rajonit të Pejës, i cili tha se raportohet për të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.
“Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, si dhe ka persona të lënduar, policia është në vendngjarje bashkë me zjarrfikësit”, deklaroi Gashi.