image Aksident trafiku në Mitrovicë, tetë të lënduar

Siguri

Aksident trafiku në Mitrovicë, tetë të lënduar

news image

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Shupkovc, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20 në mes një kamionete dhe një veture.

Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor“, tha ai./GazetaSinjali/