image Aksident trafiku në Mitrovicë, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident trafiku në Mitrovicë, lëndohen dy persona

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot rreth orës 08:00, në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra nga të cilat është VW Golf 2.

Zahiti bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor./Gazeta Sinjali/