image Aksident trafiku në mes veturës dhe kamionit në Veternik

Siguri

Aksident trafiku në mes veturës dhe kamionit në Veternik

news image

Sot rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet veturës dhe një kamioni, raporton Gazeta Sinjali.

Në një video të dërguar nga sinjalizuesit e Gazetës Sinjali shihet se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë informacione nëse ka të lënduar dhe cilët janë shkaktarët e këtij aksidenti, por të njëjtit nuk janë përgjigjur./Gazeta Sinjali/