Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan.
Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe autobusi, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, deklaroi ai për Sinjalin.