image Aksident trafiku në magjistralen Pejë-Gjakovë

Kosovë

Aksident trafiku në magjistralen Pejë-Gjakovë

news image

Sot rreth orës 13:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Lëbush, komuna e Deçanit.

Nga ky aksident përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lëbush, komuna e Deçanit. Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë Rugova.

/Gazeta Sinjali/