image Aksident trafiku në Pejë, bllokohet rruga

Kosovë

Aksident trafiku në Pejë, bllokohet rruga

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Kliqinë të Pejës.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Siç shihet edhe në fotografi, si pasojë e aksidentit rruga është bllokuar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar në polici për ta konfirmuar rastin, mirëpo të njëjtit kanë thënë se për momentin nuk kanë informacione lidhur me këtë aksident.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detajet e tjera./Gazeta Sinjali/