Gazeta Sinjali raportoi më parë për një aksident trafiku në Komoran, ndërsa para pak minutave ka ndodhur edhe një aksident tjetër. Kësaj here bëhet fjalë për qytetin e Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodhur në qendrën e këtij qyteti, ndërsa siç mëson Sinjali nga ky aksident ka pësuar lëndime një person, i cili ka pranuar ndihmë mjekësore përmes ambulancës.
Sinjali ka siguruar edhe pamje të aksidentit, ku shihet se njësitet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e rajonit të Gjilanit dhe është në pritje të konfirmimit dhe detajeve në lidhje me aksidentin.