image Aksident trafiku në Gjilan, ka të lënduar (FOTO)

Siguri

Aksident trafiku në Gjilan, ka të lënduar (FOTO)

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave pak më parë në Dobërçan të Gjilanit, ku si pasojë ka edhe persona të lënduar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, i cili konfirmoi se nga aksidenti një person është i lënduar, por ende nuk dihet saktë numri i të lënduarve.

“Një aksident trafiku ka ndodhur pas drekës, si pasojë e aksidentit një person është lënduar, por ende nuk e kemi shifrën e saktë të të lënduarve”, tha ai për Sinjalin.

Hashani deklaroi se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes.

Për informacione tjera shtesë Sinjali do të iu mbajë të informuar./GazetaSinjali/