image Aksident trafiku në Ferizaj, vdes një person

Siguri

Aksident trafiku në Ferizaj, vdes një person

news image

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Ferizaj mes një biçiklete dhe një veture, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, dje rreth orës 11:50, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të policisë, drejtuesi i veturës nga pakujdesia e ka goditur viktimën që ishte duke e drejtuar biçikletën.

Për shkak të lëndimeve të marra i lënduari ishte dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, për t’u bartur pastaj në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/