image Aksident trafiku në Dragash, 6 të lënduar

Siguri

Aksident trafiku në Dragash, 6 të lënduar

news image

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve, që ka ndodhur sot, në vendin e quajtur “Kthesa e Rakqes”, në Dragash, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha se aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar për shkak se shoferët nuk kanë respektuar rregullat e trafikut.

“Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Kthesa e Rakqes’. Kanë qenë të përfshira dy automjete me targa vendore. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mosrespektimit të rregullave në trafik dhe si pasojë kemi gjashtë të lënduar. Sipas raporteve, kryesisht, kemi të bëjmë me lëndime të lehta trupore. Ata kanë marrë ndihmën e parë dhe janë liruar për në shtëpi”, tha Gashi.

Ai bëri të ditur se me rastin po merret Njësia e Trafikut./Gazeta Sinjali/