image Aksident trafiku në Broboniq të Mitrovicës, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident trafiku në Broboniq të Mitrovicës, lëndohen dy persona

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, saktësisht në fshatin Broboniq.

Gazeta Sinjali mëson se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Drejtuesi i njërit nga automjetet e përfshira dhe njëri nga pasagjerët kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur pasi që njëri nga automjetet ka dalë në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është ndeshur direkt me automjetin tjetër që po lëvizte në drejtim të kundërt.

/GazetaSinjali/