image Aksident trafiku në Belinc të Shtimes, një person dërgohet në spital

Siguri

Aksident trafiku në Belinc të Shtimes, një person dërgohet në spital

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30, në fshatin Belinc, të Shtimes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se në këtë aksident ku kanë qenë të përfshira dy vetura, ka mbetur një person i lënduar.

Po ashtu, personi i lënduar është dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë në Shtime.

“Është raportuar se në fshatin Belinc të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni  me lëndime në mes dy automjeteve, ku një person është lënduar dhe është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë në Shtime”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në këtë rrugë. /GazetaSinjali/