Një këmbësor është goditur nga vetura në fshatin Bardhosh të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Për shkak të lëndimeve që ka marrë, këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë (në fshatin Bardhosh) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori”. /Gazeta Sinjali/