Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 18:00 në fshatin Banjë të komunës së Malishevës.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë, Nysret Gjurkaj ka thënë se se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Sot me datë 19.12.2021 rreth orës 18:00, në aksin rrugor të fshatit Banjë, të Malishevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku ishin të përfshira dy automjete civile. Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshimti po drejtonte automjetin e tij Mercedes, cili ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugore Malishevë – Dule dhe kur arrin në fshatin Banje nuk përshtat shpejtësinë e lëvizjes automjetit te tij ku rruga është me kthesë humb kontrollin mbi automjetin e tij, devijon shiritin e rrugës nga shiriti i djathtë del në shiritin e majtë dhe me pjesën ballore e godet automjetin Alfa Rome ne pjesën e përparme ballore i cili ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt“, ka thënë Gjurkaj për Sinjalin.
Ai ka thënë që dy personat e lënduar janë dërguar në Emergjencën e Malishevës për tretman mjekësor, por njëri që ka pasur lëndime më të rënda është dërguar në QKUK.