Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti në autostradën për Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se me rastin po merret njësia e trafikut të autostradës.
“Më 29.07.2020 rreth orësh 11:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident) në autostradën për Shqipëri, në kilometrin e 15 nga Vërmica. Në aksident është përfshirë një veturë, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Njësia e trafikut e autostradës është duke e trajtuar aksidentin”, tha Krasniqi për Gazetën Sinjali.