image Aksident trafiku ndërmjet dy veturave në Prishtinë, nuk dihen pasojat

Siguri

Aksident trafiku ndërmjet dy veturave në Prishtinë, nuk dihen pasojat

news image

Një aksident ndërmjet dy veturave ka ndodhur në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Hajvali të Prishtinës, afër Pallatit të Drejtësisë.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi në adresë të Sinjalit, ku shihen të dëmtuara dy veturat, një taxi e tipit “Toyota” dhe një veturë e tipit “Fiat”.

Nuk dihet ende për pasojat e këtij aksidenti, ndërkohë Gazeta Sinjali ka provuar të marrë informacion zyrtar nga Policia e Kosovës për aksidentin, por ende nuk kemi marrë përgjigje. /Gazeta Sinjali