Tri vetura janë aksidentuar mes vete në mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Doberllukë shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
Ai gjithashtu njoftoi se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.
“Sonte rreth orës 22:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë, në segmentin rrugorë fshati Deberllukë ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri (3) automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë Zahiti.