Një aksident trafiku ka ndodhur në Vushtrri pasditen e sotme, ku janë përfshirë dy vetura, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit dhe ka thënë se nuk ka pasur të lënduar dhe se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50 e Policia ka ardhë në vendin e ngjarjes. Nuk ka të lënduar mirëpo, në njërën veturë kanë qenë dy fëmijë“, ka thënë ai.