image Aksident trafiku mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident trafiku mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen dy persona

news image

Dy persona kanë marrë lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, më saktësisht tek “Tuneli”, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali si dhe ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Po afër ‘Tunelit’ ka ndodhur një aksident në të cilin janë përfshirë dy vetura, si pasojë dy persona kanë marrë tretman mjekësor. Shkaku i aksidentit është mosmbajtja e distancës, aksident nga mbrapa”, tha Zahiti./Gazeta Sinjali/