image Aksident trafiku mes 3 veturave në Mitrovicë, lëndohen 6 persona

Siguri

Aksident trafiku mes 3 veturave në Mitrovicë, lëndohen 6 persona

news image

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mes tri veturave sonte rreth orës 22:40, në fshatin Kçiq të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

“Nga informatat fillestare, një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, segmenti rrugor fshati Kçiq, tri vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti./Gazeta Sinjali/