image Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë, vdes këmbësori

Kosovë

Policia/ Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë, vdes këmbësori

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, në rrugën rajonale Mitrovicë-Bajgorë segmenti rrugor “Tuneli i parë” në Mitrovicë, ku ishte e përfshirë një veturë që ka goditur këmbësorin, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në spitalin rajonal në Mitrovicë ka vdekur viktima mashkull shqiptar, 81 vjeçar.

‘Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal’, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion.

Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor. /Gazeta Sinjali/