image Aksident te rrethi në Ferizaj, lëndohet një person

Siguri

Aksident te rrethi në Ferizaj, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot, rreth orës 16:40, në rrugën “Driton Islami”, afër rrethit me stemën e shqiponjës, në Ferizaj.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të udhëtarëve.

Njëri nga automjetet ka qenë me targa vendore, kurse tjetri me targa të huaja.

“Përveç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime të lehte trupore merr një person, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, i njëjti lirohet”, tha Veseli./Gazeta Sinjali/