Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e raportuar në autostradë, rreth 4 kilometra para Pikës Kufitare në Vërmicë.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes tetë persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
“Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, ka deklaruar Krasniqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!