Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Zallq të Istogut, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 7:10 ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve, katër persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës”, tha Rugova për Gazetën Sinjali.
Shtoi se policia po merret me rastin.
Ndërkohë, mbrëmë në magjistralen Gjilan-Ferizaj në një aksident trafiku jetën e kanë humbur dy persona dhe janë lënduar dy të tjerë./ Gazeta Sinjali/