Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, në fshatin Gërmovë të Vitisë.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Po, një aksident rrugor ka ndodhur mes dy veturave, një person është lënduar, nuk ka lëndime të rëndë. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor. Policia është duke u marrë me rastin”, tha Hashani. /Gazeta Sinjali/