image Aksident në Suharekë, rrokulliset vetura

Kosovë

Aksident në Suharekë, rrokulliset vetura

news image

Në Duhël të Suharekës, konkretisht në rrugën “Çardak”, dje në orët e mbrëmjes ka ndodhur një vetaksident nga i cili një person është lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka bërë të ditur se si pasojë e pakujdesisë së drejtuesit të makinës, vetura ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Sipas sinjalizuesit, drejtuesi i makinës ka pësuar lëndime nga ky aksident dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor./Gazeta Sinjali/