image Aksident në Shtime, lëndohet shoferi

Kosovë

Raport/ Aksident në Shtime, lëndohet shoferi

news image

Një person është lënduar si pasojë e vetëaksidentit që ndodhi mbrëmë në Shtime.

Policia njofton se personi në fjalë ka humbur kontrollin nën ndikim të alkoolit, duke përfunduar kështu jashtë rrugës.

“Është raportuar se i dyshuar mashkull K/Shqiptar –nën ndikim të alkoolit duke drejtuar automjetin e tij nga pa kujdesia ka humbur kontrollin duke  përfunduar jashtë rruge dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. /Gazeta Sinjali/