Sonte rreth orës 19:35, në rrugën Prishtinë-Pejë afër Komoranit, është shkaktuar një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së në rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se tre persona të lënduar janë dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor.
“Njësia për menaxhim dhe kontroll të autostradës nga Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarin e aksidentit dhe për t’u marrë me procedurat e nevojshme ligjore”, tha ai.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar një video ku shihen pamjet nga aksidenti i shkaktuar.