image Aksident në rrugën Klinë - Istog, lëndohen 6 persona

Siguri

Aksident në rrugën Klinë – Istog, lëndohen 6 persona

news image

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00, në rrugën Klinë – Istog, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 17:00 jemi informuar për një aksident në rrugën Klinë-Istog. Si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova./Gazeta Sinjali/