image Dy të lënduar në një aksident mes veturës dhe traktorit në Dubravë të Istogut

Siguri

Dy të lënduar në një aksident mes veturës dhe traktorit në Dubravë të Istogut

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dubravë të Istogut, raporton Gazeta Sinjali.

Në aksident kanë qenë të përfshira një traktor dhe një veturë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“16:35 policia është informuar për një aksident në fshatin Dubravë. Në aksident kanë qenë të përfshira një traktor dhe një veturë. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona janë lënduar, të cilët më pas janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe sipas ekipit mjekësor janë janë rrezikut për jetë”, tha Rugova. /Gazeta Sinjali/