image Aksident në rrugën Deçan- Pejë, lëndohen tre persona, njëri më rëndë

Kosovë

Siguri/ Aksident në rrugën Deçan- Pejë, lëndohen tre persona, njëri më rëndë

news image

Një aksidenti rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Deçan-Pejë, saktësisht në fshatin Lubeniq, ku si pasojë kanë mbetur tre persona të lënduar, njëri nga ta me lëndime më të rënda trupore është dërguar në spital për trajtim.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar rajonin e policisë së Pejës, ku është konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20, në fshatin Lubeniq.

‘’Dy vetura kanë qenë të involvuara, kjo ka ndodhur në fshatin Lubeniq, tre persona janë të lënduar, njëri nga ta ka lëndime më të rënda trupore’’, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Ndërkaq, sipas Ibrës, ekipet emergjente kanë dalur në vendin e ngjarjes./ Gazeta Sinjali/