image Aksident në Rogovë të Gjakovës, njëri shofer përfundon në spital

Siguri

Aksident në Rogovë të Gjakovës, njëri shofer përfundon në spital

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Rogovë të Gjakovës, pasditen e sotme rreth orës 14:00, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, tha se si pasojë e aksidentit, njëri nga shoferët ka thyer këmbën.

Xhurkaj tha se shoferi i cili është lënduar, kishte humbur kontrollin mbi automjetin e tij, derisa po tejkalonte një veturë tjetër, duke dalë kështu nga rruga dhe duke goditur shtyllën elektrike të betonit që gjendej skaj rrugës.

“Sot rreth orës 14:00, Në fshatin Rogovë ka ndodhë aksident trafiku në mes dy veturave të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të fshatin Romajë, ku gjatë tejkalimit vozitësi humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del nga rruga duke goditur shtyllën elektrike të betonit, ndërsa dëmton veturën të cilën kishte qenë duke e tejkaluar. Nga ky aksident pëson lëndime të rënda (frakturë në këmbë) vet shkaktari i aksidentit“, tha Xhurkaj./Gazeta Sinjali/