Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Rogovë të Gjakovës, pasditen e sotme rreth orës 14:00, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, tha se si pasojë e aksidentit, njëri nga shoferët ka thyer këmbën.
Xhurkaj tha se shoferi i cili është lënduar, kishte humbur kontrollin mbi automjetin e tij, derisa po tejkalonte një veturë tjetër, duke dalë kështu nga rruga dhe duke goditur shtyllën elektrike të betonit që gjendej skaj rrugës.
“Sot rreth orës 14:00, Në fshatin Rogovë ka ndodhë aksident trafiku në mes dy veturave të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të fshatin Romajë, ku gjatë tejkalimit vozitësi humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del nga rruga duke goditur shtyllën elektrike të betonit, ndërsa dëmton veturën të cilën kishte qenë duke e tejkaluar. Nga ky aksident pëson lëndime të rënda (frakturë në këmbë) vet shkaktari i aksidentit“, tha Xhurkaj./Gazeta Sinjali/