image Aksident në qendër të Prishtinës

Siguri

Aksident në qendër të Prishtinës

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në qendër të Prishtinës, saktësisht në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ky aksident ka qenë vetëm me dëme materiale, pa dhënë detaje se sa vetura kanë qenë të përfshira.

“Rreth orës 13:00 ka ndodhë, nuk raportohet për persona të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti.

Në fotografi nga vendi i ngjarjes është parë edhe një autoambulancë, por nga policia nuk kanë treguar nëse ky automjet ka qenë i përfshirë në aksident./Gazeta Sinjali/