image Aksident në Prishtinë, dy vetura përplasen me njëra-tjetrën (FOTO)

Siguri

Aksident në Prishtinë, dy vetura përplasen me njëra-tjetrën (FOTO)

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në dalje të Prishtinës, ku janë përfshirë dy automjete, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, ndërsa një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar edhe fotografi nga ky aksident.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Sot rreth orës 13:20, në rreth-rrotullimin në dalje të Prishtinës (Veterrnik), ka ndodhur një aksident i trafikut rrugor.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale“, ka thënë Ahmeti.

/GazetaSinjali/