image Aksident në Peqan të Suharekës, humb jetën një 22 vjeçar

Siguri

Aksident në Peqan të Suharekës, humb jetën një 22 vjeçar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë mes një kamionete dhe një motoçiklisti rreth orës 22:15 në fshatin Peqan të Suharekës, ku ngasësi 22-vjeçar i motoçikletës ka mbetur i vdekur, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq ngasësi i kamionetës me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka mbetur i vdekur. Nuk ka persona tjerë të lënduar. Shoferi i kamionetës është ndalu me urdhër të prokurorit”, ka thënë ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/