image Aksident në Pejë, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident në Pejë, lëndohen dy persona

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mes dy veturave, sonte pas orës 22:00, afër rrethit të ish-objektit të OSBE-së në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Pas orës 22:00, rreth orës 22:02 minuta ka ndodhë një aksident te ish-rrethi i OSBE-së në qytet, mes dy veturave dhe dy persona kanë pësuar lëndime të lehta. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Të lënduarit janë dërgu në Spital dhe pas ndihmës së parë janë liruar”, tha Gashi,

Ai tha se dyshimet e para janë që shkaku i aksidentit ishte mosrespektimi i rregullave të komunikacionit nga drejtuesi i njërës prej veturave të përfshira në aksident./Gazeta Sinjali/