Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, në hyrje të fshatit Parallovë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.
“Ju njoftojmë se rreth orës 10:45, në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, gjegjësisht në hyrje të fshatit Parallovë, afër restorantit ‘Zheneva’, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në mes dy veturave civile, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore – dy meshkuj dhe një femër – dhe janë sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan”, tha ai.
Hashani bëri të ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq Policia është duke i zhvilluar hetimet rreth këtij rasti./GazetaSinjali/