image Aksident në Obiliq, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident në Obiliq, lëndohen dy persona

news image

Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në Obiliq, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila tregoi se aksidenti ka ndodhur në orën 08:30.

“Rreth orës 08:30, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti.

/GazetaSinjali/