image Aksident në Mitrovicë, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident në Mitrovicë, lëndohen dy persona

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Shupkovc të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe deri më tani është raportuar për dy persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Nga informacionet e para thuhet për dy vetura të përfshira në aksident. Të paktën dy persona deri më tani është raportuar që janë dërguar për tretman në Spitalin e Mitrovicës”, tha ai për Sinjalin.

Tutje ai ka shtuar se Policia është ende në vendin e ngjarjes.

/Gazeta Sinjali/