image Aksident në Malin e Tomorit, alpinistja shqiptare shpëtohet nga helikopteri

Sport/ Aksident në Malin e Tomorit, alpinistja shqiptare shpëtohet nga helikopteri

news image

Një alpiniste pësoi një lëndim në Malin e Tomorrit, pasi rrëshqiti gjatë ngjitjes në një zonë të thepisur dhe për pasojë theu këmbën.

Ngjarja ndodhi të dielën, në afërsi të Çesmës së Tarikos, ku e reja ndodhej me një grup prej 4 personash që kishin shkuar nga Librazhdi për të eksploruar Malin e Tomorrit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaka tha se një helikopter i Forcave të Armatosura ia doli të evakuojë alipinisten e aksidentuar duke e transportuar drejt spitalit.

“Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, shkroi ministrja në rrjetet sociale duke shpërndarë foto nga operacioni i shpëtimit.