image Aksident në magjistralen Prishtinë- Podujevë, lëndohet një person

Siguri

Aksident në magjistralen Prishtinë- Podujevë, lëndohet një person

news image

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Podujevë- Prishtinë, si pasojë e të cilit ka mbetur i lënduar një person.

Ky aksident ka ndodhur ndërmjet dy veturave sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00 në rrethrrotullimin që gjendet në dalje të Autostradës (në fshatin Trudë), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti.

/Gazeta Sinjali/