Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje), është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti, ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident. /Gazeta Sinjali/