Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Mazgit, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident ishin të përfshira tri automjete.
“Sot rreth orës 17:40 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (fshati Mazgit), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona”, tha Ahmeti.
Sipas saj, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin. /Gazeta Sinjali/