Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Pestovë, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 9:30.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 9:30 në fshatin Pestovë. Dy persona janë lënduar dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor. Shkaku i aksidentit është mosmbajtja e distancës mes dy veturave”, ka thënë Zahiti./GazetaSinjali/