image Aksident në magjistralen Ferizaj –Prishtinë, vdes këmbësorja

Kosovë

Siguri/ Aksident në magjistralen Ferizaj –Prishtinë, vdes këmbësorja

news image

Sot rreth orës 07:00, në rrugën Ferizaj -Prishtinë, saktësisht në fshatin Qallapek, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW X5 dhe një këmbësore, e cila, nuk ka mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.  

Ngasësi i automjetit, është shoqëruar në stacion policor, ndërsa trupi i pajetë i  viktimës (femër) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Sinjali/

Pamje nga vendi i ngjarjes: