image Aksident në Korçë, humb jetën 37 vjeçari

Rajon

Aksident në Korçë, humb jetën 37 vjeçari

news image

Një aksident i ndodhur pak minuta më parë në Korçë, në afërsi të fshatit Rembec solli humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit, Mikel Bode.

Mësohet se viktima, 37 vjeç, banor i fshatit Orman po udhëtonte i vetëm.

Trupi i të ndjerit ndodhet poshtë makinës dhe aktualisht po punohet për nxjerrjen e tij. Në vendngjarje ndodhen policia, ambulanca dhe zjarrfikësja. /Gazeta Sinjali/