image Aksident në Klinë, lëndohen tre persona

Kosovë

Detaje/ Aksident në Klinë, lëndohen tre persona

news image

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Klinë, mëngjesin e sotëm.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 07:00 të mëngjesit në sotëm, policia është informuar për një aksident trafiku në Klinë, në këtë kaisdent janë involvuar dy vetura. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia po merret me rastin”, tha Rugova për Gazetën Sinjali.

Sinjalizuesi ka dërguar pamje të aksidentit nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Sinjali/

Video: